Importet e mallrave te akcizes shenojne rritje ne 3 mujorin e pare
Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, përveç kafesë, duke ndjekur trendin rritës të importeve si për shumicën e artikujve të tjerë të konsumit.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2024, importi i karburanteve u rrit me 7.1%, niveli më i lartë që nga e njëjta periudhë e vitit 2021. Në tre muajt e parë u importuan 137,541 tonë karburante nga...